
Me përparimin e teknologjisë dhe përdorimin e gjerë të medieve sociale, shumë prej ndërveprimeve tona kanë kaluar nëpërmjet ekranit të celularit apo kompjuterave dhe kështu empatia, aftësia për të kuptuar dhe ndierë emocionet e të tjerëve, po dobësohet.
Empatia është themeli i marrëdhënieve të mira njerëzore. Ajo ndihmon nxënësit të ndërtojnë marrëdhënie më të shëndetshme, të bashkëpunojnë më mirë dhe të zgjidhin konfliktet në mënyrë paqësore. Në një ambient shkollor ku promovohet empatia, nxënësit ndihen të sigurt, të përfshirë dhe të vlerësuar.
Në epokën digjitale, zhvillimi i empatisë përballet me disa sfida. Komunikimi virtual shpesh mungon në shenja emocionale si toni i zërit, mimikat apo gjuhën e trupit. Nga ana tjetër, anonimiteti në internet dhe bullizmi online po i lëndojnë më lehtë të tjerët pa ndier pasojat emocionale direkt.
Megjithatë, ka mënyra konkrete për të ndërtuar empatinë tek nxënësit. Një prej tyre është shembulli pozitiv i mësuesve dhe prindërve. Kur të rriturit tregojnë mirëkuptim, durim dhe respekt, fëmijët e mësojnë empatinë në mënyrë natyrale.
Ndërveprimet ballë për ballë përmes punës në grup, aktiviteteve kreative dhe “role-playing” i ndihmojnë nxënësit të kuptojnë ndjenjat e njëri-tjetrit. Praktikat e vetëreflektimit dhe ushtrimet e ndërgjegjësimit ndihmojnë në njohjen e emocioneve personale.
Një tjetër aspekt shumë i rëndësishëm është përdorimi i teknologjisë me përgjegjësi. Nxënësit duhet të mësohen si të komunikojnë online me respekt dhe empati. Programet për qytetari digjitale janë shumë të dobishme për këtë qëllim.
Gjithashtu, përfshirja në aktivitete vullnetare dhe shërbimi ndaj komunitetit ndihmon nxënësit të zhvillojnë ndjeshmëri ndaj të tjerëve dhe të kuptojnë realisht sfidat sociale.
Në përfundim, empatia nuk është vetëm një ndjenjë, por një aftësi që mund dhe duhet të kultivohet çdo ditë. Kur shkolla, familja dhe komuniteti bashkëpunojnë, nxënësit rriten jo vetëm akademikisht, por edhe emocionalisht, duke u bërë qytetarë më të përgjegjshëm dhe më njerëzorë.\SphEduBlogs
Përshtati për HumAI, Elda Ndreu
