A few words

About Us

Në një epokë ku Inteligjenca Artificiale po ecën më shpejt se aftësia jonë për ta përthithur, HumAI vendos njeriun në qendër të çdo gjëje.

- AI

- Shëndeti Mendor

- Empati

- Soft Skills

Në një epokë ku teknologjia po ecën më shpejt se aftësia jonë për ta përthithur, ne nuk e shohim AI-në si kërcënim, por si mundësi. Mundësi që funksionon vetëm kur e përdorim ne – dhe jo kur lejojmë që të na përdorë ajo. Teknologjia ka vlerë vetëm atëherë kur forcon aftësitë tona njerëzore.

Ne jemi një grup të rinjsh që besojmë se AI duhet të mbështesë mendimin kritik, kreativitetin, empatinë dhe shëndetin mendor. HumAI është thirrja për të ecur përpara me guxim, vetëdije dhe qartësi.

Ne synojmë të ruajmë mirëqenien psikologjike në një botë gjithnjë e më digjitale, të ndërtojmë komunitete të vetëdijshme dhe përgjegjshme dhe t’u japim të rinjve mjetet për t’u përshtatur me botën e re të AI-së.

 

HumAI është një lëvizje sociale që kërkon t’i japë zë sfidave të kohës, zemër të rinjve dhe drejtim teknologjisë. Teknologjia evoluon çdo ditë — por janë vlerat njerëzore ato që përcaktojnë të ardhmen.

HUMAN

AI

HUMAI