
Ndërgjegjësimi për shëndetin mendor ka të bëjë me kuptimin e shëndetit mendor, njohjen e sfidave me të cilat përballen njerëzit që jetojnë me sëmundje mendore dhe të qenit në gjendje të diskutojnë hapur për shëndetin mendor. Ai përfshin pranimin e stigmës dhe diskriminimit që mund të ekzistojë dhe të mësuarit se si të mbështesni kolegët, miqtë ose anëtarët e familjes që mund të përjetojnë probleme të shëndetit mendor.
Kuptimi i ndërgjegjësimit për shëndetin mendor
Ndërgjegjësimi për shëndetin mendor është më shumë sesa thjesht të dish për gjendjet e shëndetit mendor. Ka të bëjë me identifikimin e shenjave dhe simptomave, kuptimin e ndikimit tek njerëzit dhe komunitetet dhe të qenit në gjendje të zhvillosh biseda të hapura dhe të ndershme. Rritja e ndërgjegjësimit do të thotë që ne mund të zvogëlojmë stigmën dhe diskriminimin dhe të krijojmë një mjedis më mbështetës për njerëzit e prekur rëndë nga sëmundjet mendore.
Sfidimi i stigmës dhe stereotipeve
Një nga aspektet kryesore të ndërgjegjësimit për shëndetin mendor është sfidimi i portretizimeve negative që shpesh rrethojnë sëmundjet mendore. Kjo përfshin vënien në pikëpyetje të stereotipeve të pasakta, si p.sh, njerëzit që jetojnë me skizofreni janë të dhunshëm ose se depresioni dhe ankthi nuk janë të vërteta. Duke vepruar kështu, ne mund të ndihmojmë në thyerjen e barrierave që i pengojnë njerëzit të kërkojnë ndihmë dhe mbështetje dhe të promovojmë një kuptim më të saktë dhe të dhembshur të çështjeve të shëndetit mendor.
Si të përmirësoni ndërgjegjësimin për shëndetin mendor
Sfidoni portretizimet negative të medias dhe stereotipet rreth sëmundjes mendore. Punoni në mënyrë aktive për të thyer stigmën duke diskutuar hapur dhe me dhembshuri për shëndetin mendor. Përfshihuni në ngjarje dhe fushata ndërgjegjësimi për shëndetin mendor për të rritur ndërgjegjësimin.
Mbështetja e të tjerëve
Mbështetja e dikujt me një problem të shëndetit mendor mund të bëjë një ndryshim të rëndësishëm në shërimin dhe mirëqenien e tij. Të jesh një dëgjues pa paragjykime, të ofrosh ndihmë praktike dhe t’i inkurajosh ata të kërkojnë mbështetje profesionale janë mënyra të thjeshta për të ndihmuar.
Përfshihuni
Ka shumë mënyra për t’u përfshirë në ndërgjegjësimin për shëndetin mendor. Mund të merrni pjesë në ngjarje dhe fushata, të bëheni vullnetarë me organizatat e shëndetit mendor ose thjesht të filloni biseda rreth shëndetit mendor me njerëzit në jetën tuaj.
VINI RE: Ky artikull është pronësi intelektuale e RETHINK
Përshtati për HUMAI, Rexhina Truka
