
Nga Julie Radlauer-Doerfler, Këshilluese e Licencuar për Shëndetin Mendor
Inteligjenca artificiale po ndikon gjithnjë e më shumë në jetën tonë dhe kjo ka pasoja për shëndetin mendor. Ajo ul aftësinë tonë për të menduar në mënyrë kritike dhe po çon shumë njerëz, sidomos të rinjtë, drejt izolimit social. Gjenerata Z sot konsiderohet brezi më i vetmuar, sepse ndërveprimet reale po zëvendësohen nga teknologjia.
IA nuk është as e mirë dhe as e keqe në vetvete; gjithçka varet nga mënyra si e përdorim. Ajo mund të sjellë shumë përfitime, si mësimi i fëmijëve të shurdhër të lexojnë, por sjell edhe rreziqe: humbje vendesh pune, dezinformim, skema mashtruese dhe ndjenjë pasigurie.
Rënia e leximit dhe e vëmendjes tek fëmijët lidhet edhe me përdorimin e tepërt të teknologjisë. Kur u besojmë plotësisht mjeteve të IA-si ChatGPT për të marrë informacion, humbasim aftësinë tonë për të kërkuar, menduar dhe analizuar vetë. Po ashtu, ndërveprimi i kufizuar me njerëzit po ul inteligjencën emocionale dhe empatinë.
Për të mbrojtur shëndetin tonë mendor, duhet të përdorim IA-në me vetëdije. IA duhet të jetë një ndihmëse, jo vendimmarrëse. Ne duhet ta kontrollojmë atë, jo anasjelltas.
Hapat kryesorë për një marrëdhënie të shëndetshme me IA-në:
– Të jemi kritikë ndaj informacionit që lexojmë, sidomos në rrjetet sociale.
– Të ruajmë një jetë sociale të rregullt duke i planifikuar aktivitetet fizikisht.
– Të kuptojmë kufizimet e IA-së dhe të mos e zëvendësojmë ndërveprimin njerëzor me të.
– Të ndajmë njohuritë mbi përdorimin e shëndetshëm të IA-së me të tjerët.
– Të mbajmë gjithmonë nën kontroll dhe fjalën e fundit.
Nëse përdoret me qëllim dhe kujdes, IA mund të na ndihmojë. Por për të ruajtur shëndetin tonë mendor, duhet të jemi të vetëdijshëm për kufijtë dhe ndikimet e saj.
VINI RE: Ky artikull është pronësi intelektuale e PsychologyToday
Përshtati për HumAI, Elda Ndreu
